Supremja ia rrëzon Pjetër Shalës kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

Paneli i Gjykatës Supreme në Dhomat e Specializuara në Hagë ka rrëzuar në tërësi kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë, ka njoftuar Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në kërkesë, Shala kishte pretenduar disa shkelje në Aktgjykimin e Apelit të shpallur në korrik 2025.

Sipas njoftimit, “Paneli rrëzoi të gjitha pikat e paraqitura nga mbrojtja dhe konstatoi se nuk ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë e Shalës, ligji penal ose procedurat dhe i deklaroi të papranueshme disa prej pikave”.

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte dënuar më 2024 me 18 vjet burgim për krime lufte.

Ai u shpall fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë ndaj të paktën 18 personave, si dhe për vrasje të paligjshme të një personi më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri.

Prokuroria kishte kërkuar dënim prej 28 vjetësh për Shalën.

Pjetër Shala, i njohur me nofkën “Ujku”, ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika