Deputeti i Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje ambasadorëve që të shmangin, sipas tij, ndërhyrjet në punën e Gjykatës Kushtetue.
Përmes një reagimi publik, Rrustemi ka kërkuar që përfaqësuesit diplomatikë të mos ndikojnë në proceset e Gjykatës përmes vizitave apo takimeve.
“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka shkruar Rrustemi.
Pak ditë më parë Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.
Sipas vendimit të Gjykatës, gjatë kohës sa masa është në fuqi, presidentja Osmani nuk mund të ndërmarrë veprime lidhur me dekretin e 6 marsit, ndërsa Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat që lidhen me zgjedhjen e presidentit, proces që kishte nisur më 5 mars.
Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se vendosja e masës së përkohshme është e nevojshme për të parandaluar dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve në Kosovë.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeverisë më 7 mars.