Superdueli në “Bernabeu”, Reali pret Cityn me shumë mungesa

Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha në raundin e 1/16 në UEFA Champions League, ku Real Madrid pret në “Santiago Bernabeu” Manchester City-n, me fillim nga ora 21:00.

Kjo është sezoni i pestë radhazi që dy gjigantët e futbollit evropian përballen në fazën me eliminim direkt të Champions League, duke e kthyer këtë duel në një nga rivalitetet më të forta të viteve të fundit.

Megjithatë, madrilenët hyjnë në këtë sfidë me shumë mungesa të rëndësishme. Jashtë për shkak të lëndimeve janë Carreras, Rodrygo, David Alaba, Kylian Mbappe, Dani Ceballos, Jude Bellingham dhe Eder Militao.

Veçanërisht e rëndë është situata me brazilianin Rodrygo, i cili ka pësuar këputje të ligamentit të përparmë të gjurit dhe meniskut lateral, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës deri në një vit.

Ndërkohë, edhe anglezi Jude Bellingham është në fazë rikuperimi nga një lëndim në kofshë dhe do ta humbasë ndeshjen e parë, ndërsa shpresohet të jetë gati për sfidën e kthimit.

Po ashtu në këtë përballje nuk do të jetë edhe francezi Kylian Mbappe, i cili është rikthyer në stërvitje, por është vlerësuar se kjo ndeshje mund të jetë shumë herët për të.

Ndeshja e kthimit mes Manchester City dhe Real Madrid do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Etihad”, ku do të vendoset skuadra që kalon në çerekfinale të UEFA Champions League.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika