Gjendet i vdekur 80-vjeçari nga Rahoveci që ishte raportuar i zhdukur

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80-vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 7 marsiraporton Ekonomia Online përcjell Dukagjini

I moshuari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më, çka bëri që familjarët të raportojnë zhdukjen e tij në polici.

Më herët, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij në rajonin e Gjakovës. Sipas njoftimit të asaj kohe, më 7 mars ishte raportuar zhdukja e Alush Vesel Kastratit, banues në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Sipas familjarëve, në momentin e largimit nga shtëpia ai kishte të veshura pantallona të zeza, pallto të zezë dhe këpucë të zeza, ndërsa mbante edhe një shkop ndihmës për ecje.

Policia kishte njoftuar se që nga dita e raportimit janë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për lokalizimin e tij, ndërsa qytetarët ishin ftuar të ndihmonin me çdo informacion të mundshëm për gjetjen e të moshuarit.

Rrethanat e vdekjes së 80-vjeçarit pritet të sqarohen nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika