Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizojnë garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Gara e Vrapimit “KOSOVA NË LËVIZJE” shënoi një bashkëpunim të suksesshëm mes Prishtina Mall, Decathlon dhe Federatës së Atletikës së Kosovës, duke sjellë një ditë të mbushur me energji, emocione dhe pjesëmarrje të madhe nga komuniteti.

Atmosfera e krijuar gjatë këtij eventi reflektoi pasionin dhe angazhimin e pjesëmarrësve, duke dëshmuar rëndësinë që aktivitetet sportive kanë në promovimin e një jetese aktive dhe të shëndetshme.

Ky bashkëpunim shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm për tregun Kosovar, me ardhjen për herë të parë të brendit ndërkombëtar Decathlon në Prishtina Mall. Decathlon njihet globalisht për konceptin inovativ që kombinon cilësinë, funksionalitetin dhe çmimet e qasshme, duke inkurajuar njerëzit të përfshihen më shumë në aktivitet fizik dhe të përqafojnë një stil jetese më të shëndetshëm.

Ky bashkëpunim nënvizon gjithashtu rëndësinë e sportit si një shtyllë kyçe për mirëqenien fizike dhe mendore, duke promovuar një kulturë të aktivitetit dhe një mënyrë jetese më të shëndetshme në komunitet.

Me këtë hap, Prishtina Mall vazhdon të dëshmojë vizionin për të sjellë brendet më të njohura ndërkombëtare në Kosovë dhe për të krijuar një destinacion të plotë për blerje, argëtim dhe përvoja cilësore për vizitorët

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika