Oficeri i FSK-së, Getoar Rexhepi shpallet Kampion Kombëtar i Karatesë

Major Getoar Rexhepi në Kampionatin e 27-të Kombëtar të Karatesë të Karatesë për moshat kadet, junior, U21 dhe senior të mbajtur në Republikën e Shqipërisë ka arritur të shpallet Kampion Kombëtarë i Karatesë.

Gara e mbajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku morën pjesë rreth 80 sportistë në dy disiplina të ndryshme, kata dhe kumite, si dhe rreth 20 ekipe nga e gjithë Shqipëria, në një konkurrencë  të fortë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të sportistëve, si në disiplinën e katave (demonstrime), ashtu edhe në disiplinën e kumites (ndeshje), Majori Rexhepi u shpall Kampion Kombëtar i Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të Karatesë për vitin 2026. Ky aktivitet përbën ngjarjen kryesore në nivel kombëtar për sportin e karatesë.

Arritja e majorit tregon përgatitjen, disiplinën dhe punën e palodhshme të ushtarakëve tanë, jo vetëm në detyrat e tyre në FSK por edhe në aktivitetet sportive, ku arritjet gjithherë janë të nivelit më të lartë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika