
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bihaq të Bosnjes dhe Hercegovinës, ku është pritur nga Kryetari i qytetit Elvedin Sejdiç, duke rikonfirmuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve me strukturat qëndrore dhe lokale të Bosnjes dhe Hercegovinës.
Në takim është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit në ekonomi dhe turizëm, si dhe për rolin e komuniteteve në ndërtimin e urave të bashkëpunimit.
Po ashtu, është trajtuar integrimi i shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kontributi i boshnjakëve në Kosovë, ndërsa është hap edhe ideja për binjakëzimin ndërmjet komunës së Mitrovicës dhe asaj të Bihaqit.
Vizita nxori në pah edhe rolin aktiv të komunitetit shqiptar në Bihaq. Kjo vizitë konfirmon rolin e Kosovës si faktor aktiv në forcimin e bashkëpunimit rajonal.



