Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-së ka miratuar shqyrtimin e listës së kandidatëve të propozuar, ndërsa është caktuar dita e intervistimit, raporton Ekonomia Online.
Dita e intervistimit është caktuar dita e mërkurë ndërsa opozita pati kundërshtime për këtë ditë.
Madje deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu doli nga mbledhja.
Intervistat për anëtarët e Bordit të RTK-së do të mbahen nga ora 09:00 gjatë ditës së nesërme.
Ndërkaq shqyrtimi i listës së kandidatëve është mbyllur për media.