Kosova dhe Shqipëria me tjetër hap të rëndësishëm për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, është miratuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qëllimi i marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë është sigurimi i organizimit të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për realizimin e këtij projekti madhor.

Ai ka deklaruar se qëllimi i kësaj marrëveshje është sigurimi i organizimit të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është sigurimi i organizimit të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare përmes një kornize të qartë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ku Kosova vepron si shtet mikpritës ndërsa Shqipëria në rolin e partnerit për organizimin e disiplinës së lundrimit në Durrës.

Përmes këtij bashkëpunimi sigurohet realizimi i plotë i detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e qytetit mikpritës dhe dokumentet përkatëse ndërkombëtare. Ky projekt përfaqëson një mundësi të rëndësishme për rritjen e profilit ndërkombëtarë Kosovës dhe për zhvillimin e sportit dhe të ekonomisë. Në thelb është një iniciativë strategjike që forcon bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Kurti./KP

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika