Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e fushatës zgjedhore, duke thënë se mbështetja dhe energjia e qytetarëve janë më të mëdha se në periudhat e kaluara.
Sipas tij, fushata po karakterizohet nga një mobilizim i jashtëzakonshëm dhe një vullnet i madh i qytetarëve për të mbështetur LDK-në, gjë që, siç tha ai, nuk është parë më herët në këtë nivel.
“Fushatë e jashtëzakonshme, shumë e mirë. Me një vullnet që nuk e kishim parë asnjëherë, siç me tregojnë edhe në krahasim me herët e kaluara. Kur ka munguar pasioni dhe vullneti. Dhe kur ka munguar një entuziazëm, sikurse është rikthyer pas bashkimit mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit. Ky bashkim i madh kishte qenë shumë i munguar te qytetarët. Jo vetëm që e kanë mirëpritur por edhe e kanë përkrahur shumë dhe e mbështesin çdo tubim dhe çdo takim që e kemi”, ka thënë Hasanpapaj në FIVE të TV Dukagjinit.