Rama: Asnjëherë koalicion me VV-në, nuk i duhet Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në Debat Plus, ka thënë se ka “një milion arsye” për një qëndrim të tillë, duke përmendur siç u shpreh ai “ofendimet, populizmin dhe sharjet e bëra nga LVV-ja”.

Rama theksoi se, edhe nëse një vendim i tillë diskutohet nga kryesia e partisë, vota e tij nuk do të jetë pro një koalicioni me LVV-në.

Ai shtoi se vendi duhet të diskutojë arsyet e stagnimit në proceset e integrimit euroatlantik, duke e lidhur këtë me politikat e qeverisë aktuale.

“Duhet ta diskutojmë pse po stagnojmë në integrim në NATO ose strukturat euroatlantike, për gjashtë vjet kemi stagnuar, adresat janë të politikat e pushtetit aktual Albin Kurti me qeverinë e tij”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika