KQZ lejon votimin në përfaqësi diplomatike edhe me dokumente të skaduara të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e 61-të këtë vit, ku janë miratuar disa vendime që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor të 7 qershorit 2026.

Në këtë mbledhje, KQZ miratoi procedurën standarde të veprimit për aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), e cila përcakton organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë gjatë administrimit të materialeve zgjedhore, numërimit, verifikimit dhe publikimit të rezultateve.

Po ashtu, u vendos që votuesve të regjistruar në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës t’u lejohet votimi edhe me dokumente identifikimi të skaduara të Republikës së Kosovës, pas rasteve të evidentuara në proceset e mëhershme zgjedhore.

KQZ miratoi gjithashtu planin operacional për ditën e zgjedhjeve, i cili përcakton organizimin e qendrave të votimit, shpërndarjen e materialeve, raportimin e pjesëmarrjes dhe rezultatet preliminare, si dhe koordinimin me institucionet e sigurisë dhe ato teknike.

Në fund, u miratua edhe plani i konferencave për media për ditën e zgjedhjeve në përfaqësitë diplomatike më 6 qershor dhe në Kosovë më 7 qershor 2026.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika