Kandidati për deputet nga radhet e PDK-së, Rrahman Rama ka zhvilluar sot një takim me fermerët dhe qytetarët e Vushtrrisë, ku është diskutuar për sfidat me të cilat përballet bujqësia dhe rëndësia e mbështetjes së prodhuesve vendorë.
Ai ka theksuar se fermerët e kësaj ane janë njerëz të vyer që me punën e tyre e mbushin çdo ditë sofrën e qytetarëve me të mirat e tokës, duke e bërë bujqësinë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale.
“Kam takuar sot njerëzit e vyer të Vushtrrisë, ata që na i mbushin sofrat tona me të mirat e tokës.
Fermerët duhet të kenë trajtim dinjitoz, e jo të ndikohet prodhimi i tyre nga çdo krizë që rrit çmimin e naftës dhe nga çfarëdo politike që dëmton çmimin e produkteve vendore.
Me Bedri Hamzën, njerëzit punëtorë do ta kenë përkrahjen e merituar”, ka shkruar Rama.