NATO paralajmëron reduktimin e trupave në Kosovë: Situata e sigurisë është përmirësuar

NATO ka paralajmëruar zvogëlimin e numrit të ushtarëve në Kosovë, duke argumentuar se situata e sigurisë në vend po përmirësohet vazhdimisht.

Vendimi për reduktimin e trupave të KFOR-it vjen pas një shqyrtimi të plotë dhe një vlerësimi të bazuar në inteligjencë të situatës së sigurisë.

“Ndërsa siguria në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë dhe do të përshtatë gradualisht nivelin aktual të forcës së tij gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në komunikatën e Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE).

Në komunikatë rikujtohet se numri i ushtarëve të KFOR-it është përshtatur vazhdimisht në përputhje me rrethanat në terren. Megjithatë, pas dhunës në veri të Kosovës në vitin 2023, ky numër u rrit me afro 1.000 trupa shtesë.

“Me situatën e sigurisë tashmë të stabilizuar, prania e KFOR-it mund të përshtatet sipas rrethanave, duke vazhduar të garantojë në mënyrë efektive një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin afatgjatë të OKB-së, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus G. Grynkewich, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën (SACEUR), ka konfirmuar përkushtimin e NATO-s ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

“Është pikërisht ky angazhim që ka cçuar në rritjen e stabilitetit, ndërsa institucionet dhe organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë një mundësi për të optimizuar më tej madhësinë dhe praninë e KFOR-it”, ka deklaruar ai.

Gjenerali Grynkewich përsëriti gjithashtu angazhimin e fortë të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën, siguria e të cilit është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e hapësirës euroatlantike. Ai shtoi se NATO nuk do të lejojë krijimin e asnjë vakumi sigurie në rajon. /RTK

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika