Rregulla të reja për sektorin e qumështit në Kosovë, pagesat ndaj fermerëve brenda 30 ditësh

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar miratimin e dy vendimeve që synojnë rregullimin dhe rritjen e transparencës në sektorin e qumështit në Kosovë.

Sipas Mujës, përmes Platformës Kombëtare të Qumështit, ministria do të publikojë rregullisht Çmimin Referent të Qumështit, i cili do të bazohet në të dhëna për prodhimin, kostot, importin, përpunimin, çmimet dhe zhvillimet në treg. Ai tha se ky mekanizëm do të shërbejë si instrument orientues për të gjithë akterët e sektorit.

Po ashtu, ministria ka vendosur që marrëdhëniet në zinxhirin e qumështit, nga ferma deri te konsumatori, të rregullohen përmes kontratave të detyrueshme me shkrim. Këto kontrata do të përfshijnë rregulla të qarta për çmimin, cilësinë e produktit dhe afatet e pagesës, të cilat nuk do të mund të tejkalojnë 30 ditë.

Sipas ministrit, me këto ndryshime fermerët do të kenë më shumë siguri për vlerën e qumështit që prodhojnë, kushtet e shitjes dhe kohën e pagesës.

Muja e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu më të drejtë, më transparent dhe më të balancuar për prodhuesit vendorë, duke shtuar se Kosova ka nevojë për më shumë prodhim vendor të qumështit, më shumë siguri ushqimore dhe mbështetje më të madhe për fermerët.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika