Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për “vrasje në tentativë”.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 qershor 2026, rreth orës 01:27, në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.
Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë nga organet kompetente.