Një qytetar ka raportuar se në lumin Erenik, në Komunën e Gjakovës, të shtunën është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa aty ka dalë edhe njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
FSK-ja ka tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident.
“Nga një dëshmitar m/k është raportuar se në lumin Erenik gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së dhe e ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.