Kompania “Trafiku Urban” ka njoftuar se nga 1 korriku hyn në fuqi ndryshimi i itinerarit të linjës 7C, në bazë të vendimit të Komunës.
Sipas këtij ndryshimi, linja 7C do t’i kthehet itinerarit të saj të mëparshëm. Autobusët nuk do të vazhdojnë më deri te qendra tregtare ETC, por do ta përfundojnë qarkullimin te rrethi i FSK-së, siç ka qenë edhe më herët.
“Trafiku Urban” ka bërë të ditur se ky vendim është marrë për të përmirësuar organizimin e transportit publik, për të rritur efikasitetin e linjës, për të respektuar më mirë oraret dhe për të ofruar shërbim më të rregullt për udhëtarët.