Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për një prishje të paplanifikuar në rrjetin e ujësjellësit, e cila ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm disa konsumatorë në kryeqytet.
Sipas njoftimit, defekti është paraqitur në rrugën “Gjergj Balshaj”, në gypin furnizues që shtrihet nga rruga “Mitrovica” deri te Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si pasojë, pa ujë kanë mbetur një pjesë e lagjes Arbëria, përfshirë edhe objektin e Ambasadës Amerikane.
Ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas përfundimit të punimeve.