Anglia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Meksikën me rezultat 3:2 në stadiumin ikonik “Azteca”.
Heroi i ndeshjes ishte Jude Bellingham, i cili realizoi dy gola në minutat 36 dhe 38, ndërsa Harry Kane vulosi fitoren nga pika e bardhë në minutën e 60-të.
Për Meksikën shënuan Julian Quiñones në minutën e 42-të dhe Raúl Jiménez nga penalltia në minutën e 69-të.
Anglia mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 54-t, pasi Jarell Quansah u ndëshkua me karton të kuq.
Në çerekfinale, Anglia do të përballet me Norvegjinë për një vend në gjysmëfinale.