Shakira rikthehet te Piramidat e Gizës, njofton koncertin madhështor në Egjipt

Ylli kolumbian i muzikës, Shakira, ka bërë të ditur se do të mbajë një koncert të madh më 28 nëntor pranë Piramidave të Gizës në Egjipt, duke u rikthyer në këtë vend ikonë pas gati dy dekadash.

“Jam shumë e lumtur që do të performoj në Egjipt, te Piramidat e Gizës. Ju dua të gjithëve”, ka deklaruar artistja.

Koncerti i fundit i Shakirës në këtë lokacion historik ishte mbajtur në vitin 2007, gjatë turneut të saj botëror “Oral Fixation”, sipas FemaleFirst.

Ndërkohë, këngëtarja kolumbiane po përgatitet edhe për një tjetër paraqitje të rëndësishme. Ajo do të performojë në spektaklin e pushimit të finales së Kupës së Botës në futboll, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin MetLife në New Jersey.

Shakira ka bërë të ditur se dëshiron që kjo performancë të jetë ndryshe nga ajo e ceremonisë hapëse.

“Performova në ceremoninë hapëse, ndërsa tani do të jem në finale. Dua që kjo shfaqje të jetë ndryshe nga ajo e mëparshmja”, është shprehur ajo.

Artistja ka zbuluar gjithashtu se në skenë pritet të shfaqen edhe disa emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

“Do të jetë një spektakël i përbashkët. Do të jetë një moment historik me pesë artistë të mrekullueshëm”, ka thënë ajo.

Shakira ka shtuar se shpreson që në koncert të performojë edhe këngëtari i grupit Coldplay, Chris Martin.

“Shpresoj shumë që edhe Chris Martin të këndojë. Ende nuk e dimë saktësisht si do të jetë shfaqja, por jam po aq kurioze sa edhe ju”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika