Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti rajonal i trafikut ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
” Sot rreth orës 07:30, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.