Policia e Kosovës ka konfirmuar identitetin e mbetjeve mortore të gjetura më 23 korrik në një zonë malore pranë fshatit Shkozë të Malishevës, duke bërë të ditur se ato i përkasin H.S., i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 5 tetori 2025.
Sipas Policisë, pas gjetjes së mbetjeve mortore ato u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime, të cilat tashmë kanë përfunduar. Me autorizimin e prokurorit të shtetit, mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve.
Policia bëri të ditur se gjatë muajve të kaluar, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ishin zhvilluar disa operacione kërkim-shpëtimi për lokalizimin e personit të zhdukur, por pa sukses deri në zbulimin e mbetjeve mortore.