Lushaku: Synojmë që Kuvendi të konstituohet më 6 gusht, çdo partneritet ndërtohet mbi parime

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka deklaruar se partia e saj synon që procesi i konstituimit të Kuvendit të përfundojë më 6 gusht, me qëllim që vendi të ketë institucione funksionale.

Pas takimit me kryetaren e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Lushaku tha se LDK-ja kërkon që të mos ketë vonesa në funksionalizimin e institucioneve të reja.

“Seanca konstituive duhet të mbahet më 6 gusht me qëllim që Kosova të ketë institucione funksionale dhe ta kthejmë funksionalitetin e shtetit. Me qëllim që të mos bëhet asnjë vonesë, ne synojmë që Kuvendi të konstituohet në datën e thirrjes së seancës”, deklaroi Lushaku.

Ajo ka bërë të ditur se deri tani LDK-ja nuk ka pranuar ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për vazhdimin e takimeve politike lidhur me formimin e institucioneve të reja.

Lushaku theksoi se çdo bashkëpunim apo partneritet mes partive politike duhet të ndërtohet mbi parime të qarta politike dhe vlera të përbashkëta.

“Çdo partneritet mes partive politike ndërtohet mbi bazën e parimeve bazë. Ne jemi parti që qartësisht jemi të orientuar kah Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike që duam t’i imponojmë në çdo marrëveshje dhe në çdo krijim partneriteti”, tha ajo.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika