Çitaku: Jemi vite larg me VV-në, shohim pak hapësirë për bashkëpunim 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK-ja do të mbetet në opozitë, por është e gatshme të bashkëpunojë për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit.

Pas takimit të përfaqësuesve të partive parlamentare me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Çitaku tha se qëndrimi politik i PDK-së është i qartë dhe se partia e saj nuk synon pjesëmarrjen në qeverisje.

“PDK ka pozicion të qartë politik, ne do të jemi në opozitë, mirëpo jemi të interesuar që sa më parë institucionet e Kosovës të konstituohen në mënyrë që të adresohen kërkesat e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Çitaku.

Ajo tha se pavarësisht dallimeve të mëdha politike me Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-ja do të ofrojë bashkëpunim në procesin e konstituimit të institucioneve dhe në çështje që lidhen me interesin publik.

“Jemi vite larg me LVV dhe shohim pak hapësirë për bashkëpunim, mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk bashkëpunojmë kur janë në pyetje konstituimi i institucioneve dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por jo në qeverisje”, u shpreh ajo.

Çitaku theksoi se PDK-ja ende nuk e di përfundimisht se cilat subjekte do të jenë pjesë e opozitës, por përsëriti se pozicioni i partisë së saj është që të qëndrojë jashtë pushtetit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika