Affleck fiton 1 milion dollarë në “Celebrity Who Wants to Be a Millionaire

Aktori fitues i çmimit “Oscar”, Ben Affleck, ka fituar çmimin maksimal prej 1 milion dollarësh në emisionin “Celebrity Who Wants to Be a Millionaire”, së bashku me kampionin e lojës televizive amerikane, “Jeopardy!”, Jamie Ding, ka shkruar NBC News.

Shuma do t’i dhurohet organizatës bamirëse “Eastern Congo Initiative”, të cilën Affleck e bashkëthemeloi me biznesmenen Whitney Williams, në vitin 2010 për të mbështetur komunitetet lokale në Republikën Demokratike të Kongos.

Pyetja finale ishte: “Në traditën vjetore të Falënderimeve në SHBA, cili prej këtyre emrave nuk është përdorur ndonjëherë për gjelat e falur nga një president amerikan?”

Alternativat ishin: Peanut Butter and Jelly, Tater and Tot, Mac and Cheese dhe Spaghetti and Meatball.

Fillimisht, Affleck dhe Ding menduan të përdornin ndihmën “Telefono mikun”, por Affleck sugjeroi që më parë të dëgjonin mendimin e moderatorit Jimmy Kimmel.

“Në fakt, ti je shumë i mirë me gatimin, ushqimin dhe ngjarjet aktuale. Mendoj se mund ta dish këtë”, ka thënë ai me humor.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika