Maria Bamieh ftohet për intervistim nga Prokuroria e Prishtinës në cilësinë e të dyshuarës

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka ftuar ish-prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, për intervistim

Ish-prokurorja e Eulexi-it, Mariah Bamieh

Ish-prokuroroja e Eulex-it, Maria Bamieh, është ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, respektivisht nga prokurorja Fitore Sadiku.

Bamieh është ftuar për intervistim nën cilësinë e të dyshuarës se ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

Kjo ftesë i ka ardhur menjëherë pasi e ka përfunduar konferencën, në të cilën flitej për skandalet e zyrtarëve të EULEX-it.

Këtë e ka konfirmuar vetë Bamieh, e cila ka thënë se do të bashkëpunojë me autoritetet e Kosovës.

“E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare”, ka shkruar ajo.

Në një përgjigje me shkrim për Portalin Dukagjini nga Prokuoria Themelore e Prishtinës, thuhet se Bamieh është ftuar për intervistim, në pamundësi për ta siguruar deklaratën e saj viteve të kaluara.

“Mund t’ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të pa mundësisë së sigurimit të deklaratës nga znj. Maria Bamieh viteve të kaluara, i ka bërë ftesë për intervistim të njëjtës, pas zhvillimit të konferencës së sotme”, thuhet në përgjigje.

Bamieh gjatë ditës së shtunë ka pasur një konferencë për media, në të cilën edhe një herë ka folur për skandalet e zyrtarëve të EULEX-it, të cilat sipas saj, kishin të bëjnë me marrje ryshfeti, korrupsion dhe bashkëpunim me politikën.

Ajo tregoi se si i kishte zbuluar dyshimet për korrupsionin në rastin e Ilir Tolajt, ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo tregoi se si nga përgjimet kishte mësuar se gjyqtari i EULEX-it, Francesco Fiori, takohej me ndërmjetësuesit e Tolajt, kur ky gjendej në burg, për ta zhdukur rastin në këmbim të një pagese.

Ky takim, sipsa Bamieh, ishte zhvilluar në “Villa Gërmia”.

Po ashtu, Bamieh bëri të ditur se ende i posedon kopjet e përgjimeve, ku flitet për këto skandale, dhe sipas saj, mund të hapet përsëri rasti ndaj Ilir Tolajt dhe zyrtarëve të Eulex-it, nëse ka vullnet.

Ish-prokurorja e Eulexit rrëfehet në Kosovë: Kriminelët e vërtetë janë akoma në ikje

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika