Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit është shkelje kushtetuese, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përbën, sipas tij, shkelje të rendit kushtetues dhe mosrespektim të aktvendimit të Kushtetueses.

Tahiri ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i AAK-së, në koordinim me grupet e tjera parlamentare, ka paraqitur kërkesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30, me qëllim vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka akuzuar partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, se përmes veprimeve të saj po e pengon funksionalizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Ajo që jemi duke parë dhe ajo që jemi dëshmitarë është, shkurt e shqip, një shkelje e rendit kushtetues nga partia që i ka fituar zgjedhjet, e cila me veprimet e saja është duke e vendosur një shembull dhe një primat i cili pa asnjë dyshim është rrezik për vendin, duke mos i konstituuar institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë rast Kuvendit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore.

“Shkelja e rendit kushtetues dhe mosrespektimi i aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili është decidit, i cili është shumë i saktë, duke thënë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet”, tha ai.

Tahiri ka thënë se rezultati zgjedhor ka qenë i njohur për qytetarët e Kosovës prej rreth dy muajsh dhe ka kritikuar procesin e konsultimeve politike, duke pretenduar se ato nuk kanë pasur si qëllim kryesor konstituimin e institucioneve.

Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se ka tentuar të bartë përgjegjësinë te opozita dhe të sigurojë pozita udhëheqëse në Kuvend.

“Nuk do të lejojmë që rendi kushtetues të rrezikohet, nuk do të lejojmë që demokracia parlamentare të vijë në rrezik dhe nuk do të lejojmë që Kosova të bëhet parti-shtet”, deklaroi Tahiri.

Ai ka përsëritur se deputetët duhet të ushtrojnë mandatin e tyre dhe të mblidhen në seancën e jashtëzakonshme për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

“Si grup parlamentar, në diskutime edhe me grupet tjetra parlamentare, kemi një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme e cila duhet të thirret sonte në orën 10:30, në mënyrë që ne me ushtrimin tonë si deputetë të zgjedhur, të betuar në Kuvend, të mblidhemi dhe të kërkojmë prej krijuesit të seancës konstitutive të thërrasë seancën dhe sonte ta kryejmë këtë”, tha Tahiri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika