Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë sot.
Sipas njoftimit të MINTI-it, çmimi maksimal i naftës sot do të jetë 1.63 euro për litër, derisa të premten një litër kushtonte 1.66 euro.
Ndërkohë që çmimi i benzinës është 1.42 euro për litër dhe çmimi i gazit vazhdon të jetë 0.60 euro për litër.