Basha: Opozita po synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se insistimi i partive opozitare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, tregon sipas tij një përpjekje për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Basha, para gazetarëve, u shpreh se qëndrimi i LVV-së mbetet që subjektet politike të ulen dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për funksionalizimin e institucioneve, duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe presidentit, njofton Dukagjini.

“Insistimi i tyre për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të përfshinte edhe zgjedhjen e kryeministrit, por edhe të presidentit. Nëse insistohet kaq shumë për kryetarin e Kuvendit, ndërsa deklarohet hapur se nuk do të qëndrojnë për presidentin, kjo tregon se po duan të na çojnë në zgjedhje”, tha Basha.

Ai theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë vazhdimisht ftesa për diskutime me subjektet politike me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për të gjitha institucionet kryesore.

Sipas Bashës, insistimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit pa një marrëveshje më të gjerë politike bie në kundërshtim me kërkesat që vetë opozita kishte bërë më herët.

“Ne po e thërrasim të kundërtën: ejani të merremi vesh për të gjitha. Ky është qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i kryeministrit Kurti. Mendoj se është qëndrimi më parimor dhe në përputhje me atë që vetë opozita ka kërkuar vazhdimisht, që ose të merremi vesh për të gjitha, ose për asgjë”, deklaroi ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika