Jashari: 21 ditë protesta, heshtja e Qeverisë ka akumuluar mllef te qytetarët

Analisti Shemsi Jashari ka komentuar protestat e qytetarëve në Prishtinë, duke thënë se ato janë pasojë e, siç e ka cilësuar ai, mosadresimit të kërkesave të protestuesve nga institucionet.

Duke folur në FIVE në RTV Dukagjini, Jashari ka deklaruar se protestat kanë vazhduar për 21 ditë dhe se qytetarët, sipas tij, i kanë shprehur kërkesat e tyre në mënyrë paqësore.

“Ajo çka po shohim në shesh është pasojë. Shkaku, shkaktari është në ndërtesën e qeverisë, e sot gjatë ditës ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit. E me shpresë që nuk do të mund të dal nga Kuvendi, derisa nuk i thirr përgjegjësisë për çka është aty. Po bëhen 21 ditë që protestuesit kanë dal në shesh, kanë shprehu pakënaqësinë tyre, kërkesat e tyre në mënyrën ëm të qytetaruar të mundshme…

Heshtja, injorimi që kjo qeveri dhe zoti Kurti iu ka bërë kërkesave legjitime të qytetarëve, ka ardhur duke u akumuluar një mllef me të drejtë tek këta protestues që sot po i shohim në shesh. Dhe kushdo që mendon që qytetarët janë dal individualisht me shpreh pakënaqësinë, janë përgjegjës me ruaj imazhin e Kosovës, me ruaj me u kujdes për sigurinë e Kosovës e ka gabim. Për imazhin e sigurinë e Kosovës janë institucionet përkatëse”, ka deklaruar Jashari.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika