Deliu pas takimit Kurti-Hamza: Për ne është thelbësore të miratohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka komentuar pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke thënë se qëndrimi i partisë së saj mbetet që Ligji për Dhomat e Specializuara të miratohet në dy lexime.

Deliu ka thënë se miratimi i këtij ligji është çështje thelbësore në situatën aktuale politike dhe institucionale në të cilën ndodhet Kosova.

“Për ne është thelbësore të miratohet Ligji për Dhomat e Specializuara në dy lexime. Konsiderojmë që nuk ka diçka më të rëndësishme në situatën politike, institucionale në të cilën ndodhet Kosova, që një ligj i tillë të mos miratohet ashtu siç jemi dakorduar. Qëndrimi ynë mbetet që duhet të miratohet ligji në dy lexime”, ka deklaruar Deliu.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika