Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të votojë Presidentin e Republikës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Qorrolli i ka cilësuar këto dy çështje si pjesë të të njëjtit detyrim institucional, duke argumentuar se Kosovës i nevojiten institucione funksionale dhe vendimmarrje.
“Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim: e votojmë Presidentin dhe e votojmë Projektligjin për Specialen, sepse të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim — t’i japim vendit institucione funksionale dhe vendimmarrje.
Shkuarja në zgjedhje e lëndon Hagën dhe Republikën tonë. Do t’i bini pishman nëse veproni me këtë mllef e maraz prej foshnjorakësh politik!”, ka shkruar Qorrolli.