Shqipëria dhe Italia janë pajtuar për njohjen e pensioneve

Shqiptarët që kanë punuar në shtetin e Italisë do t’i marrin pensionet kur të arrijnë moshën e nevojshme

Shtetit shqiptar dhe ai italian kanë përfunduar me sukses fazën e negocimit teknik të marrëveshjes për njohjen e pensioneve.

Kryeministri Edi Rama,  ka bërë të ditur se nëpërmjet  një statusi në median sociale “Facebook” ku ka thënë se, “Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet”, ka shkruar fillimisht kreu i qeverisë.

Kjo marrëveshje sipas kryeministrit  vetëm do të ratifikohet në Kuvende deri ne implantimin e saj, kanë mbetur vetëm procedurat teknike.

Rama, ka thënë se  pas një përpjekjeje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi.

2023 është viti kur qeveria italiane do të njohë edhe vitet e punës në Shqipëri, për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.

Shqiptarët që kanë punuar në Itali kanë fituar të drejte e pensionit për vitet të cilat kanë punuar por pensionet do ti marrin në momentin që arrijnë moshën e nevojshëm.

Ndërsa Parlamenti i Italisë e ka përfshirë këtë në projekt-buxhetin e Italisë për vitin 2022.

Senati ka miratuar fazën e parë, duke i dhënë votat pro relacionit të buxhetit për 10 vitet e ardhshme.

Ish-kryeministri italian, Mario Draghi, kishte përcaktuar 136 milionë euro për zbatimin e paktit me Shqipërinë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika