Pacolli: Paraja duhet të shpenzohet, të konsumohet buxheti dhe të rregullohet tradita për ndërtimin e infrastrukturës

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka apeluar te kryeministri Albin Kurti që sa më parë të konsumohet buxheti i Kosovës dhe të rregullohet tradita për ndërtimin e infrastrukturës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se paraja duhet të shpenzohet dhe sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke kursyer po e dëmton Kosovën.

Sipas tij, nuk duhet kritikuar qeveria për rritjen e çmimeve, ngase kriza ekonomike e ka prekur gjithë botën dhe jo vetëm Kosovën.

“Paraja duhet të shpenzohet në momentin e duhur aty ku duhet dhe të shpenzohet për të mirën e qytetarëve. Apeloj te kryeministri Kurti që sa më parë të konsumohet buxheti i Kosovës dhe të rregullohet tradita për ndërtimin e infrastrukturës”, ka thënë Pacolli.

“Është folur shumë për rritjen e çmimeve dhe është kritikuar Qeveria Kurti për këtë gjë. Unë nuk besoj se fajet i ka qeveria Kurti sepse është situatë globale. Menaxhimi ka mundur të jetë më i mirë. Unë mendoj se disa hallka në menaxhimin e situatës në Kosovë mungojnë dhe këto rritje të çmimeve kanë mundur të amortizohen ndryshe që Kosova të mos përjetojë aq rëndë këtë gjendje. E shoh që flitet nga ana e qeveritarëve për rritje ekonomike”, është shprehur Pacolli për EO.

Sa i përket rritjes ekonomike, Pacolli ka potencuar se në mënyrë që ajo të jetë reale, duhet të jetë e dëshmueshme në tri shtylla.

“Gjithmonë kam thënë se nuk ka rritje ekonomike në Kosovë dhe nuk ka pasur as vitin e kaluar. Rritjen ekonomike e dëshmojnë tri shtylla. E para janë investimet publike dhe rritja e shportës së konsumatorëve e që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nuk ka të hyra për kokë banori dhe kursimet të cilat janë nuk mund të konsiderohen rritje ekonomike dhe duke kursyer zotëri Kurti po dëmton shumë Kosovën”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika