Kurti-Haradinajt: Para 4 vjetësh e keni mirëpritur në zyrë kriminelin serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka replikuar ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt duke i thënë se "Po shet moral një person që priste në zyrën e tij kriminelin serb"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

“Zyra e Kryeministrit të juaj e mirëpriste kriminelin”, kështu i është drejtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Kurti i është drejtuar deputetit të AAK-së, Ramush Haradinajt, duke i thënë “Ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm se ju njohim mirë”.

Ndërsa deputeti Haradinaj ka replikuar duke thënë “S’kam kujt t’i shes, atij që është bërë “good guy”, unë u shes moral vetëm njerëzve të vërtetë që dinë çka duan”.

Ai ka shtuar duke thënë “Mos merr merita për listën e zezë të thesarit amerikan. Trego çka po bën Rakiqi yt”.

Ndërsa Kurti ka replikuar duke thënë, “Gjithmonë kam qenë “good guy”, nuk e kuptoj cfarë vlere ka të mos jesh good guy”.

Kurti ka thënë se kur është situata tejet e rrezikshme për shtetin, për kombin, atëherë bëhen veprime radikale.

“Nuk jam radikal për nga karakteri, por për nga tema. Kur Kosova rrezikohet me Zajednica e shkëmbim territorial, sigurisht që jam radikal. Radikalizmi ka qenë nevojë e situatës, jo tipar i imi”, ka replikuar Kurti.

Ai ka thënë se thesari amerikan ka merita në listën e zezë të ShBA-së, por gjithmonë duke e pasur ndihmën e Qeverisë Kurti.

“Unë nuk po marr merita për thesarin amerikan që ka vënë në listë të zezë disa prej kriminelëve serbë në Ballkan, kjo ka qenë më e mundur pas qeverisjes sonë, as thesari amerikan nuk ka mundësi të bëjë diçka kur vendasi nuk e bën”, ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se as thesari amerikan nuk mund të ndihmojë në këtë punë, kur kryeministri në atë kohë, Haradinaj, para katër vjetësh e priste në Zyrë të tij kriminelin serb.

Ndërsa për marrëveshjen me MCC-në, ka thënë se para disa muajsh në Kuvend ka pasur një mori eksperta të gazit që bënin parashikime për humbjen e marrëveshjes me MCC-në.

“Tash jemi nga fresh old i MCC-së në programin kompakt, është arritje e Qeverisë sonë”.

Ndërsa sa i përket ministrit Rakiq, ai ka thënë se “Nuk kam koalicion me Listën Serbe, është obligim kushtetues për të cilin kam qenë kritik”.

“Deputetë të Listës Serbe janë deputetë që nuk janë të lirë, strategjikisht nuk pajtohem me ta, por të merrem me ta është një qorrsokak, tash kur po afrohet një shtatori, ju keni interes të sulmoni moralin e policit”, i është drejtuar Kurti-Haradinajt.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika