Haradinaj në takim me presidentin Begaj, diskutojnë për situatën në rajon

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur gatishmërinë e tij për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Të hënën e tetë gushtit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj është takuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim ka zhvilluar një bisedë të hapur dhe vëllazërore për situatën politike në rajon dhe për temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve.

“Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët e sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është më jetik se asnjëherë më parë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

 

Ndryshe, më 4 qershor, Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa më 24 korrik, Begaj ka dhënë betimin e tij si president i Shqipërisë. Teksa ka deklaruar në fjalën e parë të tij si udhëheqës i shtetit, ka thënë se do t’i shërbejë Kushtetutës, interesit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika