MPB jep detaje në lidhje me regjistrimin e automjeteve me targa RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me regjistrimin e automjeteve me targa RKS, duke thënë se regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin dhe shumë detaje të tjera

Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët për detajet në lidhje me regjistrimin e mjeteve me targa “RKS” të mjeteve që posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA”.

Sipas njoftimit, regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

Ndërsa për regjistrimin e veturave me targa RKS nuk është i domosdoshëm patentë shoferi i Republikës së Kosovës, por vetëm kërkohet patentë shofer me afat të vlefshëm.

Mjetet të cilat janë pajisur për herë të parë me targa ilegale brenda periudhës 10 qershor 1999 – 21 prill 2022, por që kanë vazhduar regjistrimin me këto targa pas datës 21 prill 2022, mund të bëjnë regjistrimin e mjeteve me targa RKS.

Ndërsa, në rast të ndërrimit të pronarit të mjetit që është regjistruar me targa RKS, pronari i ri nuk është i obliguar të paguajë taksat doganore dhe për regjistrimin e veturave me targa RKS është e nevojshme të paraqitet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës.  

MPB po ashtu ka njoftuar se certifikata e rregullsisë teknike duhet të paraqitet vetëm në rastet kur mjetet me targa ilegale nuk kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie.

Në rastet kur mjetet kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie, duhet të paraqitet polica e sigurimit origjinale, në mënyrë që ata të lirohen nga kontrolla teknike.

Dokumenti i identifikimit të Republikës së Kosovës është i domosdoshëm për regjistrimin e mjeteve me targa RKS.

“Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk posedojnë letërnjoftim të Republikës së Kosovës mund të bëjnë kërkesë për të nxjerrë këtë dokument, i cili do të lëshohet në një afat kohor nga 3-5 ditë nga data e aplikimit”, thuhet më tutje në njoftim.

MPB ka ftuar të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi nga data e fillimit të regjistrimit nga 1 shtatori deri më 31 tetor të këtij viti.

Ndryshe, më 29 qershor, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet me targa që bartin akronimet e qyteteve të Kosovës dhe që lëshohen nga autoritetet në Serbi.

Informim nga Ministria e Punëve të Brendshme, pajisja me targa “RKS”

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika