AAK kritikon liderët e shtetit: Në vend që të gjejnë zgjidhje, po mbjellin frikë te qytetarët

Në reagimin e AAK-së thuhet se temat për luftën, dimrin e vështirë energjetik e për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe të ministrave

Ilustrim, logo e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar liderët e shtetit, që sipas kësaj partie opozitare po mbjellin frikë dhe pasiguri te qytetarët.

Në një komunikate për media nga AAK, thuhet se temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik e për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe të ministrave.

“Liderët shtetërorë e kanë për detyrë të punojnë për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës. Ata nuk duhet të mbjellin frikë, traumë e pasiguri te populli, sepse kjo nuk është ajo që kërkohet nga ta. Këta të fundit janë për të ofruar zgjidhje për secilën temë”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij reagimi, liderët shtetërorë duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme, jo të ankohen, jo të bëjnë përpjekje të shpërqëndrojnë vëmendjen prej disa temave në disa të tjera.

“Ushtria e Kosovës bashkë me NATO-n, janë garantuese të paqes në Kosovë dhe në rajon. Sa më shumë që po forcohet dhe bëhet më profesionale FSK, aq më shumë rriten shanset të kemi një paqe më të qëndrueshme”, vijon njoftimi.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, teksa ka thënë se javëve të fundit vendi po udhëhiqet nga frika, për të njëjtat i ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj

Ai ka theksuar se, kur kryeministri javën e kaluar foli për luftën, dhe presidentja këtë javë për traktatin e mbrojtjes, sipas Hoxhajt, të dy krerët e shtetit qëllimisht po mbjellin një atmosferë frike, “duke zëvendësuar temat e brendshme të krizës ekonomike dhe me sllogane të politikës së jashtme”.

“Një sllogan nga Qeveria e dëgjuam në muajin janar të 2022, për një marrëveshje ku Kosova dhe Serbia zotoheshin të mos e sulmojnë njëra-tjetrën! Një sllogan të ri e dëgjuam dje nga Presidentja e Kosovës për një traktat të mbrojtjes së ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Kosova, për shumë vite ka qenë e sigurt nga pikëpamja psikologjike, kurse në javët e fundit po udhëhiqet nga frika”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo, sipas tij, nuk po bëhet për ta mbrojtur shtetin dhe sovranitetin, por për ta përmbushur egoizmin personal dhe populizmin partiak.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika