Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë biseduar për lëvizjen e lirë dhe për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, patëm një bisedë të thellë rreth takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe rrugën përpara për Kosovën përmes Dialogut”, ka shkruar në Twitter Lajçak.
With Prime Minister @albinkurti and Deputy Prime Minister @BislimiBesnik, we had an in-depth conversation about last week’s High-level Meeting, including on freedom of movement, and the way forward for Kosovo through the Dialogue. pic.twitter.com/gTGeRaYzXZ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 24, 2022
Ndryshe, të mërkurën për vizitë në Kosovë, ishte edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Escobar ka thënë se pret nga të dyja palët (Kosova dhe Serbia), që t’i ulin tensionet dhe të mos ketë përshkallëzim të situatës që do të dërgonte deri te dhuna.