Vuçiq pas takimit me emisarët: Besoj se do ta arrijmë një zgjidhje kompromisi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se pas takimit me emisarët Escobar dhe Lajçak, mund të arrihet një marrëveshje kompromisi me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në takim të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi, Vuçiq, është shfaqur optimist, se do të arrihet një marrëveshje kompromisi ditëve në vijim.

Ndërsa, sa i përket çështjes së targave presidenti i Serbisë është shfaqur skeptik.

Ai ka bërë të ditur se takimet me emisarët Escobar dhe Lajçak, do të vazhdojnë ditëve në vijim.

“Është 15 minuta pas mesnate dhe ne sapo kemi përcjellë mysafirët tanë, zotërinjtë Escobar dhe Lajçak. Do t’i vazhdojmë bisedimet dhe besoj se në ditët në vijim do të arrijmë një zgjidhje kompromisi, të paktën për një pjesë e vogël, meqenëse është e qartë se rreth targave janë në pyetje çështjet më të mëdha, dhe një zgjidhje e tillë nuk mund të ndodhë assesi”, ka deklaruar Vuçiq.

Por, Vuçiq ka theksuar se megjithatë, një marrëveshje kompromisi nuk është e sigurt.

“Natyrisht, edhe kjo që unë shpresoj nuk është e sigurt dhe duhen shumë garanci dhe shumë më tepër punë, por në ditët në vijim do të punojmë fort për të siguruar dhe ruajtur paqen për popullin tonë. Dhe njëkohësisht të sigurojmë të ardhmen për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Emisarët ndërkombëtarë, për dy ditë kishin qëndruar edhe në Kosovë, ku janë takuar me të gjithë spektrin politk të vendit, duke dhënë mesazhe të qarta për mënjanimin e dhunës me një shtator, kur pritet që të implementohen vendimet e Qeverisë së Kosovës, për reciprocitet në targa dhe në dokumente për hyrje-dalje.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika