Hoxha-Molliqajt: Ua ke kontrolluar njerëzve Facebook-un

Dibran Hoxha dhe Dardan Molliqaj kanë kaluar në nivelin personal të diskutimit teksa po flisnin për grevat në sektorin publik

Dardan Molliqaj-PSD (Në të majt), Dibran Hoxha-ORCA (Në të djathtë)

Në vazhdën e diskutimeve për grevën e sindikatave të Kosovës, debati ka kaluar edhe në nivelin personal në mes të aktivistit të shoqërisë civile, Dibran Hoxha dhe kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Në diskutim e sipër, Molliqaj ka thënë se “problemi më i madh i njerëzve që e mbështesin Kurtin, është mendja e robëruar i cili është rreziku më i madh”.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Hoxha, i cili ka thënë se vetë Molliqaj e ka instaluar metodën staliniste sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoxha ka thënë, se kryetari i PSD-së, ia kishte kontrolluar njerëzve Facebook-un, për ta parë se me kë po flet.

“Ky njeri që ka instalu metoda staliniste në parti, vjen edhe më shpërlahet në studio, a ke instalu mekanizma staliniste? A ke përjashtu njerëz? Nuk të lë me fol nuk mund të lë të shpërlahesh dhe të japësh mendime të paargumentume, vetëm Kosova ta lejon këtë mendësi. Ia ke kontrollu njerëzve facebookat, i ke thënë ti bën me fol me këtë e me atë”, ka thënë Hoxha.

Molliqaj, tutje ka thënë se Hoxha po ia bën “argatin pushtetit”. Sipas kreut të PSD-së, kërkesa e grevistëve për paga më të mëdha është legjitime.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika