Kryeministri Albin Kurti në takim urgjent me kryeministrin Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në Shqipëri për një takim me homologun e tij, Edi Rama





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar takim urgjent me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ky takim ishte i paparalajmëruar dhe ende nuk dihet se për çfarë arsye janë takuar të dy kryeministrat.

Ata janë duke e zhvilluar takimin në vilën 30- përballë kryeministrisë së Shqipërisë.

Gjatë ditës në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se do ta ketë një vizitë, por nuk e kishte bërë të ditur se me kë do të takohej.

Ndërkaq, gjatë ditës së martë, po në këtë ditë që Kurti e vizitoi Ramën, ka ndodhur një sulm kibernetik në Telekomin  e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini,.

Krasniqi ka bërë të ditur se janë në dijeni për llojin e këtij sulmi, por këtë nuk mund ta tregojnë për publikun për arsye të sigurisë.

Ndërkaq, ai po ashtu, njoftoi se Telekomi i Kosovës, ka pasur mjaft probleme për të operuar normalisht gjatë ditës së martë për shkak të këtyre sulmeve.

Ditë më parë si Kosova, ashtu edhe Shqipëria ishin cak i sulmeve kibernetike. Sulmet në Shqipëri, tashmë është konfirmuar se kanë ardhur nga shteti i Iranit, me ç’rast, Shqipëria i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me shtetin në fjalë.

Po ashtu, ditë më parë të dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë e kishin përuruar Abetaren e përbashkët për të dyja vendet.

Lajmi në përditësim…





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika