Amaneti i komandant Dinit – trupi i tij prehet në varrin e ushtarit të tij

Abedin Sogojeva i njohur si komandant Dini, e kishte lënën amanet që të varrosej në varrin e ushtarit të tij, ku familjarëve iu kishte thënë nëse vdes, me varrosni në varrin dëshmorit Ferit Curri

“Duhet mu mburr që i ke pas këta trima..”, në këtë mënyrë, ky ushtar i Ushtrisë Çlirimtare, po i shpreh ngushëllime familjes Curri për rënien e dy djemve në luftën e Kosovës.

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në prill të viti 1999, në Burrel të Shqipërisë, ndërsa u shoqërua me emocione të mëdha.

Atë botë, familja Curri kishte marr lajmin se dy djem e tyre, Ferit e Petrit Curri, kishin rënë dëshmorë në Grabovc të Poshtëm të Fushë Kosovës.

Të pamën familja e kishte hapur në Shqipëri. Por, ku lufta mbaroi kjo ngjarje mori një trajaktore të jashtëzakonshme.

Familja Curri kur u kthyen në Kosovën e lirë, e kuptuan se dëshmorë kishte rënë vetëm djali i tyre Ferid Curri, ndërsa Petrit u kishte shpëtuar plagëve të rënda.

Me gjithë këtë ngjarje është shumë i familjarizuar veterani i luftës Andan Sogojeva.

Adnan Sogojeva, Veteran i UÇK-së

Ai rrëfen se si ishte kuptuar që Petrit Curri, kishte shpëtuar nga plagët e luftës.

“Pas përfundimit të luftës, familja kur kthehen në Kosovë, e kuptojnë që njërin nga djemtë është vetëm i plagosur, behët fjalë për Petritin, i cili i shërbën Policiës, dhe kur kthehen në shtëpinë e tyre në Mazgit e shohin që Petriti është i gjallë që i ka mbijetu plagëve, mirëpo e kuptojnë që vetëm njëri nga djemtë e tyre ka renë dëshmorë”, ka rrëfyer Adnan Sogojeva, Veteran i UÇK-së.

Babai i Adnanit, Abedin Sogojeva, i njohur si komandant Dini ishte udhëheqës i togut ku bënin pjesë vëllezërit Curri.

“Baba jem (Komandanti) dhe Feriti kanë pasur një lidhje speciale, Feriti ka qenë njëri nga ushtarët që ka qenë i pandashëm me babin, në betejën në Gllanasellë, Gradicë, në gjitha luftimet që kanë në territorin e brigadës 114. Momenti kur ka ra Feriti ndoshta ka qenë hera e parë që ka qenë shumë të lendum, ka qenë një lidhje speciale dhe sic ka qenë kjo lidhje e vecantë konsideroj që edhe amaneti ka qenë i natyrëshëm”, ka shtuar Adnan Sogojeva, veteran i UÇK-së.

E në këtë varr që tani pushon trupi i Komandant Drinit, fillimisht ishte varrosur dëshmori Ferit Curri.

Mirëpo, Adnani ka treguar amanetin e veçantë të babit të tij.

“Babi im, njëherësh komandanti i im dhe komandanti i Feritit, gjatë vitit 2007 ka vdekur dhe nje ndër amantetet e tij, ka thënë se nëse vdes, me varrosni në varrin e Feritit, dhe si rrjedhojë me vdekjen e tij e kemi varros dhe sot trupi i tij pushon në varrin ku ka qenë i varros dëshmori Ferit Curri”, ka përfunduar Adnan Sogojeva, veteran i UÇK-së.

Shtëpia e Komandat Dinit, ka shërbyer edhe si shtab i ushtarëve të UÇK-së të Grabocit të Poshtëm.

E pak me poshtë se kjo shtëpi është edhe kjo pllakë përkujtimore për luftën dhe rënien heroike të Ferit Currit me 15 prill të vitit 1999.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika