Haradinaj tregon versionin e tij se çfarë do të fitojë Serbia nëse e njeh Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse Serbia e njeh Kosovën, ajo nuk humb por vetëm fiton

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka dhënë versionin e tij, se çfarë do të fitonte Serbia në rast se do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë, se shteti i Serbisë, do fitojë shumë në rast se e njeh pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj, është shprehur se së pari, pas njohjes së Kosovës, si shtet Serbia do ta fitojë “Ballkanin e Hapur”. Pastaj, sipas Haradinajt, Serbia e fiton të drejtën e dyshtetësisë, për serbët që jetojnë në Kosovë, e cila sipas tij do të jetë e rrezikshme.

Po ashtu, sipas Haradinajt, me njohjen e Kosovës, Serbia e fiton Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, dhe të drejtën mbi Kishën Ortodokse në Kosovë, të gjitha këto sipas ligjit.

“Mendoj që Serbia është fituese nëse e njeh Kosovën, edhe Vuçiq, është shumë fitues. Ai sot iu ka drejtuar Amerikës, në një mision mjaft prestigjioz që e përcjellin dhjetëra milionë njerëz, dhe është në OKB, dhe po mundohet gjithë me i bindë, që kërkesa për njohjen e Kosovës, do të bënte që Serbia do të humb shumë. Ju siguroj se Serbia fiton nëse e njeh Kosovën”, ka thënë ai.

“Serbia e fiton Open Ballkan, do ta ketë zor Kosova, marrjen e njohjes reciproke. Nuk na pëlqen, por do ta kemi zor me ikë. E fiton dyshtetësinë për serbët e Kosovës, një dyshtetësi që në fakt e ka një përgjegjësi edhe Serbia, me këtë marrëveshjen që e bëri Kurti, është bukur e rrezikshme ajo dyshtetësi, por e ka fitu, dhe kjo marrëveshje e fundit e ka legjitimu. I bjen që ai krijon shtetas të Kosovës, dyshtetësia duhet ta ketë një origjinë kush e krijon atë shtetas. Serbia mund të krijojë shtetas të Kosovës, prej strukturave paralele atje”, ka vijuar Haradinaj.

“I ka të drejtat politike, gjuha zyrtare për serbët e Kosovës, hapësira dhe përfaqësimi i garantum, s’ka lidhje sa vota i marrin i kanë 10 deputetë. Një Asociacion, edhe pse kushtetues, do ta ketë zor Kosova, sepse është obligim që është marrë më herët. Së fundi, të drejtën e Kishës, e fiton Serbia, në bazë të ligjit”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të tentoj dhe t’ua bëjë me dije apo ta bindë bashkësinë ndërkombëtare që të mos e besojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij, se Kosova nuk duhet ta pranojë asnjë marrëveshje që nuk do ta sillte njohjen e ndërsjellë me Serbinë.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika