Shumica e profesorëve universitar të pranishëm në provimet e shtatorit

Provimet e shtatorit nga Profesorët e UP-së po mbahen ani pse në emër të tyre po kerkohen 100 euro nga Këshilli Grevist. Këtë e pohojnë studentë e profesorë, por profesorët po bejnë thirrje për një zgjidhje pasi sipas tyre një tetori mundet t’i gjejë edhe ata në greva





Thirrjet e vazhdueshme të Këshillit Grevist për shtesën 100 euro nuk kanë qenë vetëm për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

100 euro shtesë në muaj janë kërkuar edhe për profesorët universitar.

Por, në kerkesë të tyre mesa duket janë vetëm këta të parët.

E profesorët universitar po kryejnë obligimet  për cka janë të thirrur duke dalë në punë.

Studentja e Fakultetit të Shkencave Matematikore dhe Natyrore, Festina Peci thotë se të gjithë profesorët që ka pasur provim me ta në afatin e shtatorit kanë dalur në punë.

“Në bazë të afatit që dalin në rrjete, zakonisht në grupet e FSHMN-së shpërndahen oraret e provimeve, të gjitha provimet janë mbajtur me rregull. Të gjithë profesorët kanë qenë të pranishëm”, ka thënë studentja.

Pos FSHMN-së, profesorët nuk po përfillin grevën as në fakultetin Filologjik.
Profesori i këtij fakulteti, Faton Ismajli tregon që në hapësirat e fakultetit grevojnë vetëm administrata.

“Sa kam informacione, të gjithë profesorët janë duke i mbajtur provimet. Por, profesoët gjithmonë kanë qenë në krahë të administratës sepse administrata në UP i kanë të ardhurat jo të mira ndëkohë profesorët nuk kanë pas zakonisht ankesa”, ka thënë profesori i Departamentit të Gazetarisë.

Por, ani pse provimet e shtatorit po mbahen. Sipas profesorit Ismajli greva nuk duhet ta nxë një tetorin.

“Qeveria e Kosovës nuk guxon të lë grevën të vazhdoj deri me një tetor për shkak se edhe profesorët do të hynë në grevë. Jo për shkak të tyre por për administratën”, ka përfunduar Ismajli.

Data zyrtare e fillimit të ligjerimeve në Universitetet e vendit është një tetori.

 





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika