Kurti vlerëson lartë punën e komandantit të KFOR-it për uljen e tensioneve në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar lartë punën e komandantin e KFOR-it për uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari, teksa e ka falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se Kurti e ka vlerësuar lartë punën e komandantin e KFOR-it për uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit.

“Kryeministri vlerësoi lartë bashkëpunimin gjatë kësaj kohe, veçanërisht në uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij, ka një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari

“Përvoja dhe lidershipi juaj i madh luajti një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e situatës dhe ruajtjen e kohezionit në KFOR, pavarësisht sfidave”, është shprehur Kurti.

Kryeministri Kurti ka ritheksuar se Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

“Duke përmendur se vitin e kaluar Kosova ka marrë pjesë në Defender Europe 21 dhe se për herë të parë ka filluar të jep kontributin ushtarak për paqen dhe sigurinë, duke vendosur personelin ushtarak në Lindjen e Mesme, krah për krah me aleatët tanë, Kryeministri Kurti theksoi se Kosova do të vazhdojë ta bëj këtë edhe në të ardhmen”.

Në anën tjetër, Gjeneral Major Kajari e falënderoi Kurtin për diskutimin e hapur dhe gatishmërinë e dëshmuar për bashkëpunim.

Po ashtu, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është potencuar se misioni në Kosovë i Gjeneral Majorit Kajari filloi në të njëjtën kohë kur filloi të ndryshojë në mënyrë dramatike mjedisi i sigurisë globale për shkak të rritjes së politikës ekspansioniste ruse, që kulmoi me agresionin ushtarak në Ukrainë në fillim të këtij viti.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika