A do të ketë qeveria mundësi t’i rrisë e pagat me projektligjin e ri? Flet ekonomisti Huruglica

Ekonomisti Naim Huruglica ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vetëm një buxhet shpenzues rreth 3 miliardë euro, ndërsa ajo ka mbledhur nga taksat vetëm 2.1 miliardë euro, kjo sipas tij, nuk krijon mundësi për rritje të pagave

Ish-drejtor i Doganës, Naim Huruglica, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur në cilësinë e ekonomistit se a mund t’i mbulojë buxheti i Kosovës kërkesat e sektorit publik, në ligjin për paga.

Ai ka thënë se ligji i ri pagave nuk është i definuar saktë dhe ”në asnjë moment nuk po përcaktohet çfarë parasheh rritje apo nivelizim pagave për pozita e njëjta, të cilat ushtrohen në administratë, apo edhe zbritje të pagës”, ka thënë Huruglica.

Ai ka thënë se treguesit makroekonomikë që Kosova i ka në buxhet, nuk tregojnë se mund të këtë rritje të pagave.

“Pavarësisht që të gjithë po mendojnë që fjala ligji i ri pagave do të këtë rritje të pagave, treguesit makroekonomikë sinjalizojnë se ka shumë pak hapësirë, që të këtë një rritje stubtanciale”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për koficentin e pagave, ku ka thënë se ky draft është duke e ndjekur një parim të ngjashme më Shqipërinë, i cili parasheh se paga e Presidentit duhet të jetë më e larta, ndërsa të tjerat më poshtë se ajo.

“Mundësitë buxhetor e kufizojnë që ekspertë e fushave të caktuar ose njerëzit të cilët udhëheqin institucione apo agjencinë me rëndësi të madhe me siguri do të ndahen keq me nivelin e pagave që marrin sepse ata gjithsesi do të jenë të nënrenditur në pagën krerëve  të shteti ”.

“Mua shifrat nuk po më dalin nuk e di se ku do t’i marrin të hollat për financimin e krejt këtyre shpenzimeve, të cilat për çdo ditë janë duke u rritur, nuk po flitet nga do të vinë, por vetëm se ka do të shkojnë”, ka bërë të ditur Huruglica.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka vetëm një buxhet shpenzues rreth 3 miliardë euro, ndërsa ajo ka mbledhur nga taksat vetëm 2.1 miliardë euro, kjo sipas tij, nuk krijon mundësi për rritje të pagave.

Huruglica ka përfunduar duke thënë se këto shpenzime e kanë rritur deficitin.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika