AAK bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit: Ishte njeri i veprimit dhe aksionit

Zyrtarë të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të martën, kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit, Zahir Pajaziti, në kujtim dhe nderim të 26-vjetorit të rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, pas homazheve, ka rrëfyer ngjarje të rëndësishme nga lufta, duke e cilësuar Zahirin si njeri i veprimit dhe aksionit.

“26 vjet më parë u përjetësuan Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Me Zahirin kishim takime të rregullta, si dy anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Herën e fundit e takova një javë para rënies”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

“Zahiri ishte njeri i veprimit dhe aksionit. Ashtu i edukonte edhe bashkëluftëtarët e tij, për më pak fjalë e më shumë veprime në favor të arritjes së lirisë. Ashtu edhe ra. Heroikisht në luftë me armikun deri në plumbin dhe frymën e fundit”, thuhet tutje.

Ndryshe, më 31 dhjetor të vitit 1997, ka ndodhur një ndër betejat e para të mëdha të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë asaj dite, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha po udhëtonin nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, gjersa grupi i tyre ishte zbuluar nga sigurimi serb, të cilët njëherazi kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika