Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë vendim për përjashtimin e deputetit Adem Hoxha nga grupi i saj parlamentar.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila tha se ky vendim është marrë pasi Hoxha votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
Adem Hoxha, deputet i Partisë Unike Gorane, ndonëse ishte pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, ka mbështetur kandidaturën e Slavko Simiq nga Lista Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.